Sport17 Gusht 2019, 15:31

Video: Arsenali ka dyshen Auba-Laca, sulmuesit kalojnë Burnleyn me supergola!

Shkruar nga Pamfleti
Video: Arsenali ka dyshen Auba-Laca, sulmuesit kalojnë Burnleyn me

Arsenali e ka nisur si duhet sezonin e ri të Premier Leagues. Të besuarit e Unai Emery kanë fituar dhe ndeshjen e dytë kundër Burnely-t. “Topçinjtë” kaluan me rezultatin 2-1 miqtë falë golave të sulmuesve Lacazette dhe Aubameyang, ndërsa miqtë barazuan prozivorisht me anë të Barnes.

Sfida u zhbllukua në minutën e 33′ nga Lacazette që kontrolloi mirë një top nga një goditje këndi, shmangu dy mbrojtës dhe gjuajti fort duke pushuar topin në rrjetë për 1-0.

Avantazhi i Arsenal nuk zgjati shumë, pasi miqtë barazuan gjithçka me Barnes në minutën e 43′ duke çuar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër me vendasit që ishin më kërkues. Golashënuesi Aubameyang gjeti golin në minutën e 64′. Kontroll i mirë i topit, goditje e fortë e saktë dhe francezi përshëndeti rrjetën për të dytën herë në dy ndeshje të luajtura.

Sport Arsenal Premier League