
Video/ Basha bën thirrje për protestën e nesërme: Ka vend për secilin që kërkon dinjitet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasdite ka shkuar pranë qytetarë për të shpërndarë ftesat për protestën e nesërme.
Gjatë takimeve Basha bëri dhe një deklaratë për mediat, të cilën e ka shpërndarë në Facebook dhe shkruan se:
“Aty ka vend për secilin shqiptar që kërkon te jetojë me dinjitet dhe jo nën sundimin e krimit, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga Perëndimi”.
Postimi i plotë
Protesta e nesërme është një protestë kombëtare.
Aty ka vend për secilin shqiptar që kërkon te jetojë me dinjitet dhe jo nën sundimin e krimit, korrupsionit, taksave të larta, izolimit nga Perëndimi.
Nesër në orën 11.00! Të bashkohemi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!