Sport28 Qershor 2019, 09:12

Video: Brazili në gjysmëfinale, kualifikim dramatik dhe VAR-i që bën lëmsh

Shkruar nga Pamfleti
Video: Brazili në gjysmëfinale, kualifikim dramatik dhe VAR-i që

Brazili u kualifikua për në gjysmëfinale të Copa America, pasi mundi 4-3 Paraguain në penallti, duke qenë se koha e rregullt dhe shtesa u mbyll 0-0.

Raste dhe mundësi shënimi krijoi Brazili pa fund, por të gjithë u treguan të pasaktë në finalizim.

Minuta 55’ e pjesës së dytë ishte vendimtare. Balbuena pengon Firminon, i cili po bëhej gati të godiste dhe arbitri akordon penallti. Me ndërhyrjen e VAR, penalltia u anulua dhe u akordua faull jashtë zone dhe karton i kuq për mbrojtësin e Paraguait, që luajti për 65 minuta më pak.

Në këtë ndeshje debutoi edhe Lucas Paqueta, që zuri vendin e Dani Alves në minutën 85’.

Në kohën shtesë rezultati mbeti i pandryshuar dhe skuadrat iu drejtuan “ruletës ruse”.

Paraguai humbi penalltinë e parë, ndërsa në vijim shënoi Willian, Marquinhos dhe Coutinho për Brazilin. Ndërkohë që Firmino u tregua i pasaktë, por në fund ishte Gabriel Jesus që shënoi golin e kualifikimit.

Sport Brazil Neymar VAR