Sport30 Dhjetor 2018, 15:18

Video: Chelsea i falet Kantes, blutë fitojnë derbin e Londrës

Shkruar nga Pamfleti
Video: Chelsea i falet Kantes, blutë fitojnë derbin e Londrës

N’Golo Kante ka qenë protagonisti i ndeshjes së fituar 1-0 nga Chelsea në fushën e Crystal Palace.

Goli i realizuar në minutën e 51-të ka qenë i treti në këtë sezon për mesfushorin francez, i cili nuk kishte shënuar kurrë kaq shumë në një sezon të vetëm në një prej kategorive kryesore të futbollit europian.

Ky realizim i ka mjaftuar “Bluve” për të blinduar vendin e 4 me 5 pikë larg Arsenalit.

Sport Chelsea N\golo Kante