Sport18 Gusht 2019, 19:36

Video: Chelsea skandaloz, Lampard dështon sërish!

Shkruar nga Pamfleti
Video: Chelsea skandaloz, Lampard dështon sërish!

Chelsea nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim 1-1 ndaj Leicester në “Stamford Bridge”. Duhet të ishte ndeshja e revanshit pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Manchester United në startin e Premier League, por u kthye në makth dhe, madje, skuadra e drejtuar Rodgers, pati edhe shanset për të fituar sfidën duke shpërdoruar shumë.

Edhe pse takimi nisi në binarët e duhur për ekipin londinez, me gafën e Ndidi dhe talenti Mason Mount që realizoi gol, në pjesën e dytë, ritmi i bluve ra dhe miqtë gjetën barazimin po me Ndidi, që shlyu kështu gabimin e tij.

Sport Chelsea lampard