Sport15 Dhjetor 2018, 15:30

Video: City merr kreun, Guardiola rigjen “magjikun” Gabirel Jesus

Shkruar nga Pamfleti
Video: City merr kreun, Guardiola rigjen “magjikun” Gabirel Jesus

Manchester City ka rimarrë përkohësisht kreun e renditjes së Premier League pas fitores 3-1 të marrë në shtëpi kundër Everton.

Takimi i zhvilluar në “Etihad Stadium” është zhbllokuar në minutën e 22-të nha braziliani Garbiel Jesus, i cili ka mposhtur portierin Pickford me një goditje të saktë brenda zonës së rreptësisë. Ai ka arritur të shënojë të dytin personal në minutën e 50′.

Miqtë kanë rihapur takimin në minutën e 65-të me një gol me kokë të Calvert-Leëin, i cili është ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i Fabian Delph. Gjithsesi, goli i sigurisë për “Citizens” ka ardhur vetëm katër minuta më vonë dhe është realizuar nga Sterling, tri minuta pas futjes në lojë në vend të Sane. Pas kësaj fitoreje, qytetarët marrin përkohësisht vendin e parë ndja Liverpoolit duke kryesuar me 44 pikë, dy më shumë se “redsat”.

Sport Gabriel Jesus Manchester City Pep Guardiola