Sport 7 Qershor 2018, 16:52

Video: E mbani mend macen e Bayern? Vjen supergjoba nga UEFA

Shkruar nga Pamfleti
Video: E mbani mend macen e Bayern? Vjen supergjoba nga UEFA

Në ndeshjen e Champions League ndërmjet Besiktas-it dhe Bayern Munchen-it ndodhi një episod mjaft i veçantë. Një mace hyri në fushë duke u kthyer në ”personazhin” kryesor të ndeshjes. Rezultati nuk diskutohej në atë takim, pasi gjermanët “shtypën” turqit në dy ndeshje duke u kualifikuar pa problem. 

Macja e futur në fushë shihet si një dobësi në organizimin e ndeshjes nga ana e turqve. Ata janë dë nga nga UEFA me një gjobë 34,000 euro. Futja e maces në fushë bëri që ndeshja të ndërpritet për 2 minuta. Gjyqtari i takimit u detyrua të ndalte sfidën për shkak të pranisë së maces në fushë. 

UEFA ndëshkoi ekipin e Besiktas-it duke e argumentuar dënimin me “organizim të pamjaftueshëm”. Pavarësisht se ekipi turk humbi me rezultatin 3-1 në atë takim, ka marrë një kënaqësi të madhe duke luajtur kundër kampionëve të Gjermanisë. 

Well, this is a fine piece of sports commentary if ever I’ve heard it. #bayern #ucl #besiktas #cats pic.twitter.com/aBFSQ2J72w

— Patrick Campbell (@PTcampbell) March 14, 2018

Sport Bayern Besiktas Mace UEFA