
Zëri i Amerikës: PD saktëson se video-përgjimi i vëllait është bërë pasi Xhafaj u emërua ministër
PD ka publikuar sot dy përgjimet telefonik ku ajo pretendon se implikon direkt përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, në trafikun e lëndëve narkotike, por pa dhënë shpjegim se kush janë autorët e përgjimit
PD publikoi një bisedë audio të dy personave duke ngritur pretendimin se njëri prej tyre është Agon Xhafaj vëllai ministrit të Brendshëm.
PD thotë se kjo bisedë e regjistruar tregon se Agron Xhafaj vijon ende aktivitetin kriminal.
Por denoncuesit e këtij përgjimi pra deputetët e Partisë Demokratike, në asnjë moment nuk treguan se kush është personi që ata e quajnë bashkëpunëtori X sikurse nuk i thanë publikut se cili institucion që ka tagrin ligjor të përgjimeve mund ta ketë realizuar atë.
Sikurse nuk i sqaruan publikut nëse ky përgjigj është pjesë e ndonjë përgjimi proaktiv të prokurorisë apo është realizuar tërësisht nga PD në kuadër të akuzave ndaj ministrit Fatmir Xhafaj, dhe as nuk tregon se në cilën periudhë kohore është bërë.
Bile Partia Demokratike nuk ofron asnjë provë as për identitetin e vërtetë të zërave që dëgjohen në audio.
Për personin e dytë që pretendohet se flet me Agron Xafajn deputetët e PD thanë se ai në të kaluarën, ka punuar së bashku me Agronin në trafikun e drogës.
Edhe kjo e dhënë për momentin mbetet e rrethuar me mister për aq kohë sa deputetët e PD kanë zgjedhur ta quajnë bashkëpunëtori X duke mos treguar identitetin e tij mbi të gjitha rolin e pretenduar dhe bashkëpunimin me Agron Xhafën aq më tepër që siç edhe e pohuan vetë ai është një person i dënuar në Itali.
Deputetët e PD po ashtu ngritën pretendimin se biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin.
Teksti nga përgjimi audio i publikuar nga PD, që pretendon se ka të bëjë me Agron
Xhafajn:
Bashkëpunëtori X – O pasha ça bën mo, si dukesh?
Agroni –
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla. Ti vetë?
Agroni-
Bashkëpunëtori X – Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?
Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.
Bashkëpunëtori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?
Agron- Mirë o mirë, ti mirë?
Bashkëpunëtori X – Mirë.
Agron – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?
Bashkëpunëtori X – Mirë
Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…
Agroni- Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?
Bashkëpunëtori X – Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën
Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.
Agroni- Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.
Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.
Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.
Bashkëpunëtori X – E mirë vlla mirë.
Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?
Bashkëpunëtori X – Hiç asgjë.
Agroni- Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.
Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?
Bashkëpunëtori X – Mirë të gjithë. Ti vetë?
Agroni- Mirë, mirë
Bashkëpunëtori X – Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.
Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.
Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.
Agroni- Kalofsh mirë.
Bashkëpunëtori X – Falemiderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.
Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.
Bashkëpunëtori X – Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.
Agroni- Po gjërat nuk e shikon si janë?
Bashkëpunëtori X – Se e njohim njëri – tjetrin.
Agron – Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.
Bashkëpunëtori X – Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.
Agroni- Te Ermali vëlla.
Sipas PD-së bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë.
Deputeti Ervin Salianji që paraqiti këtë bisedë telefonike tha se “Agron Xhafaj është bosi i drogës në Shqipëri por është i paprekshëm, pasi mbrohet nga Fatmir Xhafaj.
Në qeverinë e Ramës, ministrat e Brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës”.
Pak më herët, deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se PD ka 3 fakte të rëndëisshme që dëhsmojnë se si Fatmir Xhafaj, në detyrnën e ministrit të Brendshëm, shkeli ligjin duke penguar ekstradimin e vëllait të tij.
Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.
1• Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt
Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.