Aktualitet14 Shtator 2018, 10:02

Video/ Gafat e politikaneve që ‘thyen’ rrjetin, Gjonaj ‘ngushëllon’ ish-zëdhënësen e Berishës, çf

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Gafat e politikaneve që ‘thyen’ rrjetin, Gjonaj

Gafat dhe lapsuset në radhët e politikanëve nuk kanë fund. Ishte ministrja Etilda Gjonaj, që la nam me gafën e saj të pafalshme, por kjo nuk është e vetmja. Disa vite më parë, ishte ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, e cila bëri një lapsus teksa shqiptonte fjalën “Shihet”, duke shkaktuar të qeshura në sallë, si dhe duke u bërë virale në rrjet.

Ndërsa ditën e djeshme pjesë e kësaj situate të sikletshme u edhe ministrja Gjonaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku ngatërroi fjalën “karshi”, duke thënë vetëm një pjesë të saj. Ashtu si me rastin e Erlës, edhe Gjonaj u bë shpejt virale në rrjet.

Duket se kjo ngatërrese e Gjonajt “e ka ngushëlluar” Erlën, e cila në një postim në Instagram bën humor e ironi, duke shkruar përkrah fotos së Mistres se “siç shihet ka edhe më keq”.

 

Aktualitet erla mehilli Etilda Gjonaj gafat e politikaneve