Aktualitet21 Qershor 2018, 21:08

Video/Gazetarja Bezati tregon: “Si u zbuluan rastësisht gjuetarët e kasafortave dhe aksioni që rrezikoi policinë

Shkruar nga Pamfleti
Video/Gazetarja Bezati tregon: “Si u zbuluan rastësisht

Video/Gazetarja Bezati tregon: “Si u zbuluan rastësisht gjuetarët e kasafortave dhe aksioni që rrezikoi policinë

Një grup i mirë strukturuar grabitësish në Tiranë janë vënë në prangat e policisë këtë javë, të akuzuar për vjedhjen e të paktën 11 kasafortave të bizneseve dhe vilave në kryeqytet.

E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, gazetarja Dorjana Bezat zbuloi detaje të rëndësishme nga aksioni i policisë, të cilët edhe pse ishin vënë në ndjekje prej muajsh ndaj 5 autorëve të grabitjes, arriti t’i zbulojë rastësisht.

Gazetarja Bezat tregoi se si një agjent policie krijojë dyshimet e para se kishte përballë grupin e grabitësve kur vuri re dorezat e bardha që ata përdornin në çdo vjedhje.

Por siç tregoi edhe gazetarja, arrestimi i tyre nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi të armatosur ata kanë vënë në rrezik edhe jetën e agjentëve të policisë, deri në neutralizimin e plotë të tyre.

Sipas burimeve dhe informacioneve që gazetarja solli në emision, bëhet fjalë për një nga grupet më të rrezikshme që vepronin në kryeqytet, dhe që mendohet se janë autorë të rreth 40 vjedhjeve, dhe të një shume që arrin në miliona euro.

Grabitësit e studionin mirë biznesin, bankën apo edhe vilën që do grabisnin dhe këtë e bënin gjithnjë në të njëjtën mënyrë: gjithnjë gjatë orëve të mbrëmjes, dhe kujdeseshin maksimalisht që të mos linin asnjë shenjë./Gazetashqiptare 

 

 

 

Aktualitet Aksioni policor Gazetarja Bezati Gjuetarët e kasafortave