Sport 8 Qershor 2018, 22:54

Video: Gjermani kthehet te fitorja, tifozët sulmojnë keq Gyndogan

Shkruar nga Pamfleti
Video: Gjermani kthehet te fitorja, tifozët sulmojnë keq Gyndogan

Gjermania ka arritur të kthehet te fitorja, pasi ka fituar me rezultatin 2-1 kundër Arabisë Saudite. Të besuarit e Joachim Low nisen drejt Rusisë me një fitore. Skuadra gjermane nuk është shumë në formë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet miqësore të kësaj periudhe. Fitorja me Arabinë Saudite erdhi me shumë vështirësi, pasi sulmuesi Verner hapi serinë e golave në minutën e 8-të, por gjermanët nuk shënuan më. Havsavi shënoi autogol në minutën e 43-të duke dërguar Gjermaninë me fitoren 2-0 në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë. Në të dytën, Al Jasim ngushtoi diferencën.

Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë, pasi tifozët gjermanë sulmuan mesfushorin e tyre Ilkay Gyndogan. Ky i fundit doli në foto me liderin turk, Rexhep Tayp Erdogan së bashku me Mesut Ozilin, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer gjermanëve. Ata e cilësojnë Erdoganin si dikator. Ky i fundit e ka përdorur foton me lojtarët për qëllime politike. Gyndogan ishte në stol.

Në momentin që u aktivizua në minutën e 57-të u vërshëllye nga tifozët. Trajneri Joachim Low u ngrit në në këmbë, e përqafoi dhe kërkoi nga stadiumi ta duartrokiste, por më kot. Turko-gjermani vërshëllehej sa herë kapte topin.

GJERMANIA 2
ARABIA SAUDITE 1
Shënues: Verner 8’, Om.Havsavi 43’ (autogol) / Al Jasim 84’
Gjermania: Nojer (Ter Shtegen 46’), Kimish (Ginter 81’), Humels, Boateng (Syle 46’), Hektor, Kedira, Kros, Draksler, Myler (Brand 74’), Verner (Gomez 62’), Rojs (Gyndogan 57’). Trajner: J.Lëv
Arabia Saudite: Al Muaiuf, Al Shahrani, Os.Havsavi, Or.Havsavi, Al Harbi (Al Buraik 46’), Otaif, Al Shehri, Al Jasim, Al Faraxh, Al Davsari, Al Muvalad. Trajner: H.Pizi

 

Sport arabi saudite Gjermania Ilkay Gundogan