
Skocia shënon dhe golin e dytë me penallti në minutën e 45’+1′. Fletcher ka kthyer në gol një penallti të akorduar në mënyrë skandaloze nga gjyqtari i ndeshjes. Goditje dënimi, Manaj prek me dorë topin nga një faull dhe gjyqtari Vladislav Bezborodov akordon 11-metërsh. Rusi bën kërdinë dhe ndëshkon kombëtaren tonë! Pjesa e parë mbyllet 0-2.
Asnjë gjuajtje në portë dhe një paraqitje shumë skandaloze për ekipin tonë. Nuk kemi më asnjë shpresë, me shumë mundësi ndeshja e fundit për Christian Panuccin.