Sport11 Janar 2019, 16:31

Video: Guri është kthyer, supergol dhe dedikim nga klubi belg!

Shkruar nga Pamfleti
Video: Guri është kthyer, supergol dhe dedikim nga klubi belg!

Oostende bleu Sindrit Gurin në verë nga Kukësi. Gjysma e parë e sezonit nuk ka qenë më e mira e mundshme, por në janar duket se shkodrani ka gjetur më mirë veten. Ai po shënon në ndeshje miqësore, por dhe supergola në stërvitje. Ekipi belg i ka bërë dedikim futbollistit të kombëtares tonë.

“Sindrit Guri shënoi dje kundër Utreht dhe nuk ishte rastësi. Guri është stërvitur shumë mirë, çka e tregoi edhe me atë goditje dënimi të shkëlqyer më herët.  Shqiptari ka gjetur vetëbesimin gjatë kësaj faze përgatitore.

“Ne shpresojmë që ai të vazhdojë këtë linjë edhe gjatë muajit janar, që është i ngarkuar me ndeshje. Ndoshta, pse jo, ai mund të shënojë me një gjuajtje të tillë edhe në gjysmëfinale”, shkruan klubi belg, që ka postuar edhe videon e perlës së Gurit në stërvitje.

Sport Oostende Sindrit Guri