Showbiz31 Mars 2018, 12:25

Video/ Habit biznesmeni shqiptar gay: ‘Kam qenë dhe me një femër, ja ç’ndodhi’

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Habit biznesmeni shqiptar gay: ‘Kam qenë dhe me një femër, ja ç’ndodhi’

Vetëm pak kohë më parë, biznesmeni Elton Ilirjani surprizoi publikun shqiptar duke pranuar publikisht në emisionin “Opinion” se ishet gay.

Që prej kësaj deklarate, ai ka qenë i ftuar vazhdimisht në emisione televizive për të folur për historinë e tij, ndërsa mbrëmjen e së premtes, Ilirjani është bërë pjesë e emisionit “Zonë e Lirë” për të diskutuar në lidhje me debatin e propagandës LGBT në gjimanzet shqiptare.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Pasi shprehu kundërshtinë e tij për këtë nismë, Eltoni rrëfeu edhe një eksperiencë personale, duke zbuluar se ka qenë i lidhur dikur me një femër.

“Unë kam pasur një të dashur për 3 muaj, ajo ishte afrikane. Ajo m’u afrua dhe ngaqë unë vija nga provinca, mendoja që të ishe gay ishte gabim dhe më vriste ky mendim. Dhe kur kam shkuar me të, kishim 2-3 muaj bashkë. Të them të drejtën fizikisht më ka pëlqyer, por unë nuk isha emocionalisht i përfshirë dhe isha i drejtuar nga meshkujt. Ndaj ndikimet nuk janë pozitive, si ndaj personave hetero  ashtu edhe ndaj atyre gay.”-u shpreh Ilirjani.

Showbiz