
Të gjithë e njohin tashmë me emrin Lili ose Katerina, sipas emrit të pagëzimit. Për ‘Historia ime’, Lili ka treguar historinë e saj si një transgjinore, që në momentin që ka kuptuar se ishte një femër e ngecur në trupin e një mashkulli.
Të gjithë e njohin tashmë me emrin Lili ose Katerina, sipas emrit të pagëzimit. Për ‘Historia ime’, Lili ka treguar historinë e saj si një transgjinore, që në momentin që ka kuptuar se ishte një femër e ngecur në trupin e një mashkulli.
“Fëmijëria ime ka qenë e vështirë, babai më urrente ndërsa vëllezërit më shikonin ndryshe. Që kur isha 14-15 vjeç, shoqërohesha më së shumti me vajza sesa djem. Në moshën 16 vjeçare ndjeva një zhvillim të gjoksit dhe nisa të konsultohem me mamanë. Më pas mamaja ia komunikon babait këtë gjë. Babai më sjell menjëherë në spitalin e Tiranës për të më bërë një kontroll.
Pastaj nisi grindja në familje për mua. Kjo pasi për ta unë isha një fëmijë që nuk do të martohej, një fëmijë që nuk do të krijonte dot familje. Pavarësisht grindjeve, mamanë e kam pasur gjithnjë afër kurse babi ishte pakëz i sertë. Me babanë kisha mungesë komunikimi, ndieja se më urrente. Kjo situatë më bëri të merrja vendimin për tu larguar.”- ka rrëfyer Lili.
“Kam qenë 17 vjeç kur u largova nga familja. Kur u largova nuk e dija ku do të shkoja. Nuk e njihja mirë Tiranën dhe po vërdallisesha në rrugë. Për momentin isha duke ecur tek Rruga e Kavajës, ku ishin mbledhur një tufë njerëzish tek Kisha Katolike “Zemra e Krishtit”. Unë vendosa të futem brenda.
Ishte hera ime e parë në një kishë. Pasi përfundoi mesha e të dielës, besimtarët u larguan dhe unë mbeta vetëm duke parë ikonat e shenjtorëve. Më pas prifti mu afrua dhe më pyeti nëse isha besimtare. Unë iu përgjigja se isha myslimane. Ai nuk më mori për djalë, por mendoi se isha vajzë.
Më pas ai më ftoi në katin e dytë të Kishës Katolike, ku zhvilloheshin mësimet e katekizmit. Atje ishte një murgeshë e cila iu jepte mësim disa vajzave dhe djemve. Pasi përfundoi katekizmi, ata u larguan dhe unë mbeta vetëm me murgeshën. Ajo më pyeti “Nga je?”. Unë i tregova se ishte hera ime e parë në një kishë.
Më pas vijova ti tregoj se jam larguar nga shtëpia për shkak të urrejtjes së babait ndaj meje dhe se isha pa një shtëpi. I kërkova të më ndihmonte, përndryshe do të përfundoja mes 4 rrugëve.
Ajo më pas më mori me vete tek zyrat pranë “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku rrinin dhe shumë murgesha të tjera. Atje më dha për të ngrënë dhe më premtoi se do të më ndihmonte. Ajo njësoj si prifti më mori për vajzë.”- ka shtuar transgjinorja.
“Në konvikt qëndrova diku tek 7 vite. Në këto vite nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi me familjen time.
Gjatë këtij rrugëtimi unë nisa shkollën për bamirësi e më pas dhe u pagëzova nga Kisha, ku më vunë emrin Katerina. Konvikti kishte 32 vajza, murgesha. Unë e ndaja dhomën me 3 murgesha të tjera. Ato nuk e kuptuan asnjëherë se unë isha në të vërtet mashkull. Më pas nisa shkollën për italisht.
Gjatë kësaj kohe prindërit e mi kishin nisur të shqetësoheshin e të më kërkonin pas vitesh të tëra mungese. Një ditë babai kishte shkuar me foton time në komisariatin numër 4 në Tiranë. Edhe në rrugë ai i pyeste kalimtarët nëse dikush më kishte parë vërdallë.”
Më pas Lili ka rrëfyer takimin me familjarët dhe largimin nga murgeshat. Ndiqni videon më poshtë.