Sport10 Prill 2019, 17:28

Video: Kastrioti fiton me dramë, Gjoka rikthehet me fitore te Kukësi

Shkruar nga Pamfleti
Video: Kastrioti fiton me dramë, Gjoka rikthehet me fitore te Kukësi

Kastrioti ka fituar 1-0 ndaj Luftëtarit në finalen e mbijetesës. Goli vendimtar u shënua nga Herald Marku. Duhej të vinte minuta e 24′ që të zhbllokohej takimi.

Vendasit nxjerrin Rogerin në një duel shpejtësie me portierin Ruci. Ky i fundit gabon duke ndërhyrë në këmbët e sulmuesit brazilian dhe për Jorgjin është penallti. Herald Marku e merr përsipër dhe e godet në rrjetë për 1-0. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Miqtë mundohen të shohin dhe shtojnë presionin në 10 minutat e fundit të lojës, por nuk ia dalin mbanë të barazojnë. Ndërhyrja vendimtare  e Çekrezit në minutën e 75′ shpëtpo portën, ndërsa në minutën e 90’+2′ Dunga dërgon topin në rrjetë, por anulohet për pozicion jashtë loje Përfundimisht 1-0 për Kastriotin dhe një fitore me shumë vlerë për krutanët.

Kukësi ka treguar dhëmbët duke fituar me rezultatin 0-1 ndaj Laçit në transfertë. Trajneri Ernest Gjoka rikthehet me fitore, e cila erdhi nga këmbët e Limajt. Mesfushori realizoi një perlë nga distanca duke pushuar topin në rrjetën e Selmanit në minutën e 88′.

Sport