Aktualitet26 Korrik 2018, 10:13

Video/ Këto janë momentet prekese pak para se 26 persona të digjeshin të gjallë në tavernën në Mati

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Këto janë momentet prekese pak para se 26 persona të

Video tronditëse janë publikuar në mediat greke pak minuta para se 26 jetë njerëzisht të shuheshin nga zjarri i madh që përfshiu fshatin bregdetar Matin, në Atikën lindore.

Protothema.gr publikon momentet që ka regjistruar një zjarrfikës vullnetar, i cili është duke drejtuar motorin e tij në këtë zonë, ndërsa shihen se si shumë makina janë braktisur në rrugën dytësore të Poseidonos Avenue.

Zjarrfikësit dëgjohen teksa bërtasin duke thënë se shoferët janë braktisur dhe kanë marrë me vete çelësat.

Ndërkohë, në videon e dytë zjarrfikësi i është afruar vendit ku ishte taverna ku u dogjën për së gjalli 26 personat. Ata u gjetën të vdekur pranë një fushe. Familje të tëra, burra dhe gra të vdekura që përqafonin fëmijët e tyre.

 

 

 

Sociale