Sport 3 Nëntor 2019, 16:03

Video: Kukësi kap kreun, Flamurtari në humnerë

Shkruar nga Pamfleti
Video: Kukësi kap kreun, Flamurtari në humnerë

Kukësi nuk bind! Ekipi i Shpëtim Duros ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit, në një ndeshje që nuk dhuroi aspak emocione. Skuadra verilindore nuk bind, madje mund të kishte humbur, nëse Xhika nuk do të ishte kthyer në “hero”.

Pjesa e parë nuk dhuroi shumë emocione me të dy ekipet që nuk sulmuan me forca të shumta. Niveli i lojës nuk ishte më i miri dhe të dy ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.

Pjesa e dytë nisi mirë për verilindorët. Sulmuesi Marlind Daku kaloi Kukësin në avantazh në minutën e 57′. I riu mori një top të mirë në shtyllën e dytë dhe e dërgoi në rrjetë.

Flamurtari reagoi me Sukajn në dy momente, por Xhika bëri mrekullinë. Hoxhaj goditi traversën, por sërish vlonjatët dolën pa pike nga kjo sfidë. Kukësi kap vendin e parë me 18 pikë, ndërsa vlonjatët mbeten në fund të tabelës.

Sport Flamurtari Kukësi