Showbiz19 Prill 2018, 13:59

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Ky incident u bë shkak për largimin tim nga ekrani përgjithmonë: Aktorja e njohur shqiptare rrëfen historinë e jetës

Të gjithë e mbajnë mend me rolin e saj tek ‘Një djalë dhe një vajzë’, por Rezana Çeliku ka interpretuar edhe tek ‘Zonja nga Qyteti’, ‘Malet me blerim mbuluar’, ‘Shokë të një skuadre’.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 E ftuar në studion e Rudina Magjistarit ajo rrëfeu se përveç roleve, ka prezantuar disa koncerte dhe programacionin e mbrëmjes.

Dhe nisur nga kjo periudhë kujton se si u shkëput nga puna për një ngjarje që sot mund të duket pë të qeshur.

‘Unë bëja flokët me bigutina dhe një natë e kisha harruar pajisjen që ngrohte ujin në prizë. Ndoshta nuk kam qenë unë, por unë shquhem si tip si harroj. Policët që kontrollonin në darkë, nuk e kishin konstatuar. Dhoma ime ishte ngjitur me studion e lajmeve.  Të nesërmen u bë problem. Po sikur të kishte marrë flakë dhoma dhe pastaj studioja? Përballë kishim ambasadën kineze. Po sikur të kishte ndodhur ndonjë incident? Me sikur u gjet shkaku për të më larguar. Ka njerëz që u është shkatërruar jeta pas këtyre gjërave, po mua jo‘, tha Rezana.

Pasi përfundoi fakultetin për ekonomik dhe drejtësi, Rezana prej shumë vitesh punon në Departamentin e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës.

 

codramol
smile

Showbiz