Sport26 Korrik 2018, 10:38

Video: Liverpool mposht City-n në duelin e parë mes dy ekipeve, ndeshje emocionuese

Shkruar nga Pamfleti
Video: Liverpool mposht City-n në duelin e parë mes dy ekipeve,

Miqësore luksi po zhvillohen në Amerikë. Liverpooli mposhti 2-1 Manchester City-n. Në Nju Xhersi u luajt në një fushë patatesh, për shkak se Tejlor Suift kishte zhvilluar dy koncerte ditët e fundit. Natyrisht, kjo ndikoi në cilësinë e futbollit, pasi sidomos pjesa e parë ishte e varfër.

Guardiola e nisi vetëm në të rinjtë, plus Bravo e Mahrez. Më i plotë Liverpuli, që gjithsesi i kishte në stol dy armët vdekjeprurëse, Mane e Salah. Në pjesën e dytë ritmi u ngrit nga futjen e disa emrave të njohur dhe në minutën e 57-të Bernardo Silva krijoi golin e shënuar nga Sane, me Sitin në avantazh.

Në minutën e 62-të Salah u fut dhe pa kaluar një minutë barazoi. Kthim fantastik për lojtarin më të mirë në Premier Ligë sezonin e shkuar, i cili me një Liverpul me të kompletuar këtë vit do të sulmojë titullin.

Në fund, kur dukej se do të gjuheshin penalltitë, Solanke u ndal më faull në zonën e Sitit dhe Mane në minutën e  94-t siguroi fitoren e parë për The Reds në turneun amerikan. 

Sport Liverpool Manchester City