Sport30 Dhjetor 2018, 19:38

Video: Manchester me krahë, Pogba “sqaron” Mourinhon

Shkruar nga Pamfleti
Video: Manchester me krahë, Pogba “sqaron” Mourinhon

Manchester United nuk di të ndalet. “Djajtë” kanë fituar bindshëm 4-1 Bournemouth brenda dhe vazhdojnë të rikuperojnë pikë falë një Pogba në superformë.

Mesfushori francez ka shënuar një tjetër dopietë dhe ka qenë lojtari më i mirë i sfidës për të dytën herë radhazi.

Ai është bërë lojtari i parë i Man United që shënon dy dopieta radhazi në Premier League që prej Wayne Rooney në dhjetorin e vitit 2012. Manchester United aktualisht ndodhet në vend të gjashtë të renditjes me vetëm tre pikë më pak se Arsenal.

Sport Manchester United Paul Pogba