
Paraqitja e parë e kampionëve të fuqi të botës, Gjermanisë nuk shkoi ashtu siç pritej. Skuadra e trajnerit Joachim Low u mposht nga Meksika me rezultatin 0-1. Goli i shënuar në pjesën e parë nga Lozano në minutën e 35-të vendosi takimin ndërmjet gjermanëve dhe meksikanëve.
Meksika tregoi se kishte një ekip mjaft simpatik të vendosur mirë në fushë, teknikisht të aftë dhe shumë të shpejtë në kundërsulm. Nga krahu tjetër, Gjermania u shfaq si një ekip pa ide dhe pa grintë. Gjermanët u kujtuan të luajnë në pjesën e dytë, por nuk arritën të barazonin, pavarësisht tentativave të shumta. Përfundimisht, një ndeshje e turpshme për ta.
Gjermania:Nojer, Platenhard, Humels, Boateng, Kimish, Khedira (60’Khedira), Kros, Draksler, Ozil, Myler, Verner
Trajner. Joakim Lov
Meksika: Oçoa, Salcedo, Ajala, Moreno, Vaskonselos, Herrera, Guardado, Lajun, Vela (58’Alvarez), Lozano, Çiçarito
Trajner.Huan Karlo Osorio