
Çifti i të sapomartuarve mendonin se të ftuarit po duartrokisnin për ta gjatë prerjes së tortës, por e vërteta është krejt tjetër. Të gjithë po duartrokisinin djalin e tyre 8 vjeçar që po kërcente pas tyre.
Stacey dhe Brian Paterson, nga Falkirk, Skoci, ishin të habitur kur të ftuarit filluan të duartrokisnin dhe xhironin ata teksa po përpiqeshin për të prerë tortën e dasmës. Por çifti i lumtur nuk ishte në dijeni se momenti i tyre i madh ishte duke u elektrizuar nga djali tetë-vjeçar Jay, që po bënte një kërcim të pazakontë pas tyre.
Dyshja shikonin njëri-tjetrin në sy duke menduar se e gjithë vëmendja ishte për ta, znj. Paterson, 32 vjeç, kuptoi se ata ishin neglizhuar ditë më vonë pasi po shihte videon.
Ylli që dëshiron YouTube është ‘i kënaqur’ dhe ‘krenar për veten’ pasi bëri për të qeshur familjen e tij duke ngritur lart atmosferën në dasmën e prindërve të tij.
Nusja tha: “Mendova se prerja e tortës ishte emocionuese, ndërsa të gjithë qeshnin dhe xhironin me telefonat e tyre. Por vetëm disa ditë pas dasmës, kuptova se kjo nuk ishte për ne, por për Jay”.