Sport31 Tetor 2019, 23:16

Video: Milani merr frymë, Suso ringjallet me një gol trepikësh

Shkruar nga Pamfleti
Video: Milani merr frymë, Suso ringjallet me një gol trepikësh

Milani ka mposhtur 1-0 SPAL duke u rikthyer më në fund te fitorja. Kjo është fitorja e parë e trajnerit të ri Stefano Pioli.

Milani ka kontrolluar ndeshjen që në minutën e parë teksa shumica e sfidës është luajtur në gjysmëfushën e miqve.

Goli i avantazhit për vendasit ka ardhur në minutën e 63’ të takimit. Ishte Suso, i futur në fushë vetëm pesë minuta më përpara, ka shënuar nga goditja e dënimit. Mesfushori spanjoll ka lëshuar një top shumë të bukur drejt portës me të majtën e tij duke bërë që San Siro më në fund të shpërthejë nga gëzimi.

Sport