Aktualitet 3 Prill 2019, 12:54

Video/ Momenti kur protestuesit përzënë një grua nga turma, dyshohet “e rrezikshme”

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Momenti kur protestuesit përzënë një grua nga turma,

Video/ Momenti kur protestuesit përzënë një grua nga turma, dyshohet "e rrezikshme"

Kanë vijuar tensionet mes protestuesve edhe para Piramidës, ku ata ndaluan duke i vënë flakën “piramidës” së krimit dhe korrupsionit, me në majë Edi Ramën.

Protesta është shoqëruar me përplasje dhe konfrontime fizike, ku nuk kanë munguar as grushtet. Siç mund të shihni në videon e mëposhtme, protestuesit i janë vërsulur një gruaje, e cila dyshohet të ketë qenë e infiltruar.

Ndërkohë, në vide shihet edhe momenti, kur ish-deputeti Klevis Balliu ndërhyn për të qetësuar situatën, por sherri me gruan ka vijuar, derisa ajo është përzënë nga protesta.

Në protestën e sotme ka pasur disa përplasje, për shkak se qytetarët dhe opozitarët pretendojnë se policia ka futur njerëz të infiltruar mes tyre.

Aktualitet Protesta e opozitës sherr mes protestuesve