Showbiz29 Mars 2018, 09:58

Video/ Ndryshim drastik: Sot ajo është një divë por shikoni se si dridhej Xhensila Myrtezaj kur u eleminua nga “Ethet”

Shkruar nga Pamfleti

Xhensila Myrtezaj padyshim mund të quhet një Divë e muzikës shqiptare, duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, si për anën profesionale, ku muzikës nuk i është ndarë prej vitesh, gjithashtu e shumë komentuar edhe për jetën private dhe lidhjen me Besin që u finalizua në një dasmë madhështore.

Por karrierën si këngëtare Xhensila nuk e filloi duke bërë videoklipe siç ndodh shpesh ditët e sotme, por zgjodhi rrugën e vështirë duke marrë pjesë në konkurse muzikore, aty ku gara është e fortë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Xhensila ishte vetëm 14 kur konkurronte tek “Ethet e së premtes mbrëma”.

Kanë kaluar shumë vite dhe me siguri e keni harruar pamjen e Xhensilës asokohe.

Në Youtube qarkullon një video ku shfaqet këngëtarja në natën kur u eliminua.

Xhensila duartrokitet shumë nga publiku pas performancës së saj, por në momentin kur Adi Krasta do thotë emrin e të eliminuarit, Xhensila shfaqet shumë e emocionuar, duart i dridhen dhe përlotet.

Ndiqni momentet në videon e mëposhtme.

Showbiz