Bota30 Gusht 2018, 12:03

Video/Njihuni me makinën e re luksoze të presidentit Putin, ja kostoja marramendëse e saj

Shkruar nga Pamfleti
Video/Njihuni me makinën e re luksoze të presidentit Putin, ja kostoja

Në Sallonin Ndërkombëtar të Moskës të mërkurën është paraqitur makina e re luksoze presidenciale. Ministri rus i industrisë Denis Manturov dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së automobilave ‘Aurus Senat’ zbuluan automjetin e ri luksoz të cilin fillimisht e prezantoi presidenti rus Vladimir Putin gjatë ceremonisë për inaugurimin e tij në muajin maj.

Makina luksoze pritet të kushtojë plot 10 milionë rubla ose 147,000 dollarë amerikanë. ‘Aurus’ synon të fillojë prodhimin serial të motorëve elektrike në vitin 2020. Sipas ministrit, vendet e Lindjes së Mesme do të jenë të parat për të importuar makinat ‘Aurus’, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Në vitin 2021 do të kemi një strukturë të re, do të jemi gati për të rritur prodhimin e makinave tona në 5.000 njësi, do të jemi në gjendje të plotësojmë kërkesën globale për këto makina”, tha Hilgert.

 

 

Bota Aurus Vladimir Putin