Sport14 Tetor 2018, 22:41

Video: Panucci duhet të largohet, Shqipëria nuk ka identitet!

Shkruar nga Pamfleti
Video: Panucci duhet të largohet, Shqipëria nuk ka identitet!

Shqipëria humbi 2-0 kundër Izraelit në ndeshjen e 3 për grupin e UEFA Nations League. Skuadra shqiptare dhuroi shumë pak në fushën e lojës dhe pësoi nga një gol për çdo pjesë.

Në pjesën e parë, në momentin tonë më të mirë, ndëshkohemi nga Hemed në minutën e 8′. Në pjesën e dytë gabojmë sërish dhe pësojmë në të 82′. Ekipi ynë u mundua të luante, por nuk arriti të gjente golin as me Balajan e as me Vrionin e aktivizuar në pjesën e dytë. 

Trajneri Panucci gaboi me zëvendësimet, por ekipi i tij nuk i përgjigjet. Jemi të lehtë për t’u kaluar në mbrojtje, por nuk arrijmë as të ndërtojmë. Sa nuk është vonë, kombëtares i duhet impuls tjetër që nuk mund t’ia japë Panucci. 

 

Sport Israel Shqiperi