Bota14 Tetor 2018, 06:21

Video/ Pasaniku i habit të gjithë, hedh tufa me para nga dritarja vetëm për të parë reagimin e njerëzve

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Pasaniku i habit të gjithë, hedh tufa me para nga dritarja

Pasaniku i habit të gjithë, hedh tufa me para nga dritarja vetëm për të parë reagimin e njerëzve

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka rritur zemërimin e njerëzve pasi tregon se sa mendjemëdhenj dhe arrogantë janë të pasurit Kështu një miliarder rus ka dalë shëtitje me makinën e tij luksoze dhe ka hedhur para nga dritarja e saj vetëm për të parë reagimin e kalimtarëve.

I riu i cili është maskuar e ka filmuar vetë gjithë skenën ndërsa shihet teksa mban një tufë me dollarë në duar dhe i hedh në rrugë ndërkohë që njerëzit ngelen të shtangur e disa vrapojnë për t’i marrë. Një veprim i tillë, sipas Daily Star është pritur me zemërim nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në videon e filmuar ai thotë:

Shteti nuk i ndihmon njerëzit në nevojë, prandaj bëhuni mirënjohës që ka njerëz si unë”. Po ashtu në video shihet si djali i pasur, i cili shoqërohej dhe nga dy vajza përdor një tufë të madhe parash për të nxjerr makinë e tij që kishte ngecur në rërë.

Bota