Aktualitet 6 Maj 2019, 12:00

Video përlotëse! Mesazhi i ushtarakes së FA para se të vdiste nga shpërthimi: Hera e parë që kontribuoj jashtë vendit

Shkruar nga Pamfleti
Video përlotëse! Mesazhi i ushtarakes së FA para se të

Video përlotëse! Mesazhi i ushtarakes së FA para se të vdiste nga shpërthimi: Hera e parë që kotnribuoj jashtë vendit....Gëzuar Shqipëri!

Është publikuar një video që tregon punën e ushtarakëve shqiptarë në Letoni si pjesë e misionit të NATO-s, pas ngjarjes së rëndë, ku humbi jetën efektivja Zarife Hasanaj. Aty shfaqen Zarife Hasanaj dhe kolegët e saj, teksa shprehin krenarinë që janë në këtë mision, që korrespondon me një vit historik, 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Video është shpërndarë një mua më parë në Facebook nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “Prej 2 vitesh, djemtë dhe vajzat e Forcave të Armatosura kontribuojnë në Letoni, në kuadër të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës. Shqipëria 10 vjet në NATO. Partner i besueshëm në Aleancë”, shkruan Xhaçka.

Zarifja, 32-vjeçare me origjinë nga Tropoja,ishte në misionin e saj të parë jashtë vendit. Emocione dhe krenari teksa ajo tregon për punën e saj, nga Letonia, ku është pjesë e kontigjentit të Forcave të Armatosura shqiptare në mbështetje të misionit të NATO-s, Ndan edhe një urim për Shqipërinë dhe anëtarësimin në Aleancën Euro-atlantike.

“Është hera e parë që kontribuoj në komisionet jashtë vendit dhe bëj pastrimin e zonave të infektuara nga municione të paplasura. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO”, shprehet nëntetarja Zerife Hasanaj në videon që ministrja ka zgjedhur të shpërndajë si mesazh të veçantë për 10-vjetorin në NATO.

Edhe kolegët e saj, të cilët mbetën të plagosur në këtë mision, sot në mëngjes teksa bënin çmontimin e lëndëve plasëse, shprehen krenarë për kotnributin e dhënë në NATO.

“Në këto ditë festash uroj pjesëtarët e Forcave të Armatosura për kontributin në NATO, ne jemi NATO”.

Aktualitet vdekja e efektives se FA