Sport 2 Qershor 2018, 15:17

VIDEO: ‘’Përrallë nga e kaluara’’, kur Rama qeshte me premtimet utopike të deputetit

Shkruar nga Pamfleti
VIDEO: ‘’Përrallë nga e kaluara’’, kur Rama

Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Deputetët shqiptarë janë shumë unikë, premtimet e tyre ja kalojnë dhe qiellgërvishtësve. Në fakt, ata e dinë mjaft mirë se nuk do t’i mbajnë, po ashtu dhe dëgjuesit që janë të detyruar të reagojnë dhe të duartrokasin, kanë frikë për bukën e gojës.

 

Rasti më unik është ai i deputetit të Shkumbinit, Alfred Peza. Në fushatën parazgjedhore, ai shpalosi projektet e tij për ekipin e futbollit të Shkumbinit. Skuadra do të rikthehej në maje, do të kishte binjakëzim me Lazion dhe do të kishte kanalin zyrtar. Peza fliste dhe në krahun tjetër Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Bashkim Fino qeshin me të madhe.

 

Sot, Shkumbini ka rënë nga Kategoria e Parë, vitin tjetër do të luajë në Kategorinë e Dytë. Klubi është i mbytur me borxhe dhe deputeti Peza është zhdukur. Sa bukur, erdha, pashë, mora votat dhe u largova…

 

Sport Alfred Peza Edi Rama Shkumbini