Sport17 Qershor 2018, 17:48

Video/ Pjesa e parë. Gjermania në tapet, Meksika i tregon vendin kampionëve

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Pjesa e parë. Gjermania në tapet, Meksika i tregon vendin

Emocione të forta ka dhuruar pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Meksikës. Kampionët në fuqi të botës e kanë mbyllur me humbje 45-minutat e para me rezultatin 0-1. Meksikanët arritën të shfrytëzonin mjaft mirë një kundërsulm dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 35-të me Lozanon. 

“Panzezerat” duket pa dëshirë dhe nuk kanë shfaqur shumë grintë. Ata lënë shumë hapësira dhe nuk kanë forcën e duhur përpara. 45-minutat e dyta pritet të dhurojnë më shumë duke qenë se Gjermania nuk do të pajtohet me këtë rezultat. 

Gjermani – Meksikë 0-1

Shënues: Lozano 35′ 

Gjermania:Nojer, Platenhard, Humels, Boateng, Kimish, Khedira, Kros, Draksler, Ozil, Myler, Verner
Trajner. Joakim Lëv

 

Meksika: Oçoa, Salcedo, Ajala, Moreno, Vaskonselos, Herrera, Guardado, Lajun, Vela, Lozano, Çikarito
Trajner.Huan Karlo Osorio

 

 

Sport Botëror Gjermania Meksika