Bota 8 Gusht 2022, 12:23

VIDEO/ Plas grushti në studio televizive, deputeti dhe truproja rrahin brutalisht gazetarin

Shkruar nga Pamfleti
VIDEO/ Plas grushti në studio televizive, deputeti dhe truproja rrahin

Plas grushti në studio televizive, deputeti dhe truproja rrahën brutalisht gazetarin

Pamje skandaloze janë regjistruar në një transmetim të kanalit TV100 në Turqi. Një debat i ashpër ka ndezur gjakrat mes panelistëve, duke përfunduar në përdorimin e grushteve, pasi një deputet iu sul një gazetari.

Ngjarja e paimagjinueshme ndodhi gjatë një emisioni të të shtunës mbrëma, ku po diskutohej për çështjen e pavarësisë së gjyqësorit në Turqi, liderit të burgosur kurd Selahettin Demirtas, si dhe Osman Kavala, i cili ndodhet gjithashtu në qeli.

Policia dhe shteti na përkasin neve”– tha prerazi deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Kemal Enginhurt, çka nuk është pritur mirë nga gazetari Latif Simsek, i cili i kërkoi të ndalonte. Në atë moment deputeti nacionalist u zhvendos drejt tij, e pas një përplasje verbale, me shfaqjen e truprojës së tij situata ka degjeneruar në dhunë fizike. Dyshja kanë nisur të dhunojnë pa mëshirë gazetarin.

Sikurse tregojnë videot, përplasja ka ndodhur në pauzë. Mediet e huaja raportojnë se, nga intensiteti i goditjeve një tjetër gazetare në studio i ka rënë të fiktë. Emisioni, natyrisht, u ndërpre për të filluar sërish pas 20 minutash.

Latif Simsek paditi deputetin Kemal Enginhurt, i njohur ndryshe si drejtues i Ujqërve Gri. Prokurori ka vendosur masën e paraburgimit për truprojën, por jo për deputetin, i cili është i mbrojtur nga imuniteti.

Cemal Enginyurt iyice zıvanadan çıktı.
Bir gün birisinin başına bela olacak gibi..

Canlı yayında Gazeteci Latif Şimşek'in üzerine yürüdü. pic.twitter.com/bWnTiuU3fm

— Zeki Bahçe (@zekibahce) August 6, 2022

Demokrat Parti milletvekili Cemal Enginyurt, katıldığı canlı yayında tartıştığı diğer konuğu reklam arasında koruması ile birlikte dövdü. (TV100)

pic.twitter.com/FyaYwRRa25

— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) August 7, 2022

Bota Deputet gazetar grusht media sherr studio televizive