Showbiz20 Prill 2018, 15:53

Video/ Policia “arreston” një mace si korriere droge dhe telefonash drejt burgut!

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Policia “arreston” një mace si korriere droge dhe

Policia e burgut në Kosta Rika po lufton me fenomen të veçantë pasi ka kapur ne flagrance nje mace ne trupin e se cilen ishte lidhur një celular.

Në vendin e Amerikës Qendrore, hyrja e këtyre pajisjeve në qendrat e burgjeve janë të ndaluara, pasi në shumicën e rasteve ato përdoren për të kryer krime të tjera nga ana e të burgosurve.

Por, ata që qëndrojnë pas hekurave kanë përdorur mënyra nga më të ndryshmet për të shkelur kufizimet e autoriteteve, ku kohët e fundit është gjetur edhe një pëllumb që hynte në burg me një çantë të lidhur në këmbë plot me drogë.

Tani është radha e një maceje të stërvitur për të shërbyer si lajmëtare, pasi macet mund të hyjnë dhe të dalin nga qendra e burgut pa kufizime, sepse infrastruktura e lejon këtë./PamfletiMAGAZINE

 

Funny Video/ Policia "arreston" një mace si korriere droge dhe telefonash drejt burgut!