Sport 8 Qershor 2018, 21:04

Video: Portieri Selmani bën heroin, shënon dhe shmang humbjen e Shpresave

Shkruar nga Pamfleti
Video: Portieri Selmani bën heroin, shënon dhe shmang humbjen e

Fantastike, portieri Selmani bën heroin dhe shmang humbjen e Shpresave të Shqipërisë kundër Bjellorusisë. Goli i portierit dhe kapitenit të Shqipërisë U-21 shmangi humbjen, pasi kuqezinjtë ishin në disaavantazh të një goli. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1. “Gardiani” është lideri i Shpresave dhe këtë po e tregon ndeshje pas ndeshjeje. 

Shqipëria U-21 nuk ishte  në nivelin e duhur, pasi pësoi që në minutën e 4-t kundrejt miqve dhe të besuarit e Bushit nuk zhvilluan një ndeshje të mirë. Skuadra shqiptare, ndryshe nga takimi i parë që u fitua me rezultatin 3-2, nuk arriti të impononte lojë të mirë. 

Shqipëri U-21 – Bjellorusi U-21 1-1
Shënues: Selmani 90’+3′ / Bahar 4′

Formacioni titullar
Selmani, Toli, Cake, Tafa, Hysenaj, Shabani, Krymi, Seferi, Sahiti, Çinari, Shefiti

 

Sport Gentian Selmani Gol Shqipëria U-21