Sport17 Qershor 2018, 15:55

Video: Serbia nuk shkëlqen, por “yjet” bëjnë diferencën kundër Kosta Rikës

Shkruar nga Pamfleti
Video: Serbia nuk shkëlqen, por “yjet” bëjnë

Serbia arrin të fitojë ndeshjen e parë kundër Kosta Rikës me rezultatin 1-0 me anë të një supergoli të Aleksandër Kolarov në minutën e 56-të.. Serbët arrijnë të marrin një fitore me mjaft vlera, pasi e nisin me këmbën e mbarë Botërorin. Ndeshja nuk ishte e një niveli të lartë, pasi të dy skuadrat nuk kaluan në aventura. 

Serbët ishin goxha më lart, pasi skuadra ballkanase është e mbushur me yje që bëjnë diferencën. Sergei Milinkovic-Savic është një prej tyre. Ndeshje mjaft e mirë për lojtarin e Lazios, ndërsa nuk duhen harruar as Kolarov, Matic, Ljajic. Në fund, Serbia fiton me rezultatin 1-0 dhe nuk mund të themi se na lumturon një lajm i tillë, ndoshta vetëm komentatorit Kosta Grillo është i lumtur. 

Kosta Rika – Serbi 0-1
Shënues:
Kolarov 56′

Kosta Rika: Navas, Kalvo, Duarte, Gonzalez, Akosta, Gamboa, Ruiz, Borges, Perez, Vanegas (60’Bolanos), Urena (66’Kempbëll). Trajner: Oskar Ramirez

Serbia: Stojkoviç, Ivanoviç, Milenkoviç, Tosiç, Kolarov, Matic, Milivojeviç, Tadic, Milinkovic-Savic, Ljajic (70’Kostic), Mitrovic. Trajner: Mladen Krstajiç

Sport Botëror Costa Rika Serbi