Aktualitet18 Shtator 2018, 09:37

Video/ Shpërthimi i pazakontë i Spartak Ngjelës: Thyej qafën. S’peshon as dy gramë’! Dëgjoni çfarë ndodhi li

Shkruar nga Pamfleti
Video/ Shpërthimi i pazakontë i Spartak Ngjelës: Thyej

Video/ Shpërthimi i pazakontë i Spartak Ngjelës: Thyej qafën. S'peshon as dy gramë'! Dëgjoni çfarë ndodhi live në emision

Avokati i njohur Spartak Ngjela është përfshirë në debate të forta me studiuesin Panajot Barka në studion e Ora News në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

Ngjela: Territoret shqiptare janë të pushtuara. Katër milionë shqiptarë nuk janë lejuar të flasin shqip në Greqi. Ka kishë që nxjerr një gjuhë të mallkuar?!

Barka: O Zheji…

Ngjela: Pusho, do flas unë. Del jashtë. Je në Shqipëri. Po të durojmë shumë. Thyej qafën, dil jashtë. Mos më trego mua të drejtat e shqiptarëve. Nuk ka minoritet këtu.

Barka: Ose ndaloje të më fyej në pikëpamjen kombëtare ose ika. Dakord?! Është hera e dytë.

Ose të flasë në mënyrë të kulturuar, ose…

Ngjela: Si e lejon ti atë që të më ndërhyjë mua. Nxirre jashtë.

Barka: Më vjen keq tani. Më thërret njerëz që nuk peshojnë as dy gramë.

Gjatë debatit, studiuesi nga Dropulli u shpreh se kishte zbuluar që fisi i Ngjelës është me origjinë greke.

“Gjeneralët që kanë bërë grushtin e shtetit, ishin edhe ushtarak në Shqipëri. Fisi i Ngjelës rrënjë pas rrënje ishin në Greqi dhe ishin grekë. Ka familje të cilat në Lunxhëri që është i njëjti trung dhe mbiemër”, tha Barka. Kaq ka mjaftuar që avokati t’i kundërvihet Barkës me etiketime si ‘budalla’, ‘injorant’ etj.

Më herët gjatë debatit teksa Ngjela po shpjegonte përse Shqipëria quhet ‘Albania’ nga të tjerët, Panajot Barka ndërhyri duke e pyetur se kush ia ka vënë këtë emër. Përgjigjja e Ngjelës ishte e menjëhershme: Jot’ëmë ia ka vënë…

 

Aktualitet debat ne studio spartak Ngjela