Sport14 Tetor 2018, 21:36

Video: Shqipëria e pafat, Izraeli i bekuar nga Zoti

Shkruar nga Pamfleti
Video: Shqipëria e pafat, Izraeli i bekuar nga Zoti

Skuadra e Shqipërisë e mbylli në humbje 1-0 pjesën e parë kundër Izraelit në transfertë. Ekipi ynë zotëroi ndeshjen, por u ndëshkuam shumë shpejt nga një gabim i mbrojtjes.

Pas një aksioni mjaft të mirë me Balajn kur ishim pranë golit, harrojmë mbrojtjen bosh dhe ndëshkohemi me kundërsulm. Mavraj dhe Xhimshiti gabojnë rëndë. Sulmuesi i Izraelit e shfrytëzon mjaft mirë dhe mposht Strakoshën për 1-0.

E marrim veten dhe dalim mjaft mirë me Balajn, por nuk shënojmë dot. Shpresojmë që të barazojmë në të dytën.

 

Sport Izraeli Shqiperi