Politike28 Gusht 2018, 09:42

Video, Skandal/ Filmohen në makinën e deputetit mijëra euro cash, qarkullonte nëpër Tiranë. Vetting urgjent për politikë

Shkruar nga Pamfleti

Video, Skandal/ Filmohen në makinën e deputetit mijëra euro cash, qarkullonte nëpër Tiranë. Vetting urgjent për politikën, hetim “pronarit” të makinës

Duken qartë prerjet e mëdha në euro të cilat ishin vendosur në kroskotin e makinës, e cila ishte e mbrojtur me siglën e Kuvendit që përdoret si “kartabiankë” për të mos u ndaluar nga organet ligjzbatuese. Kaq para në makinën e një deputeti, imagjino sa ka në atë të ministrit apo kryeministrit

Kemi parë këngëtarë tallavaje në Shqipëri, të cilët për të treguar potencë dhe në vijën melodike ekspozojnë gjatë xhirimit të të ashtuquajturave klipe, tufa me para, kryesisht në valutë të fortë të huaj.

Madje dhe këngëtarë të tjerë që sipas tekstit të këngëve ekspozojnë para në klipet e tyre, në ambientet e tyre të punës dhe në lokale euro dhe dollarë. Janë quajtur zakonisht elementë përbërës të përfitimit të vëmendjes mediatike.

Ku shpeshherë përdoren edhe porcione të vogla kokaine dhe heroinë, të shoqëruar dhe me ndonjë femër të zhveshur që shpeshherë kanë dëshirë të quhen modele.

Këto janë toleruar ndoshta nga publiku, me argumentin se këngëtarë janë, kërkojnë vëmendje, kanë ndoshta dhe adoleshencë të vonë dhe gjëra të tjera si këto.

Por dhe nëpër adresat private të fëmijëve të ministrave e zyrtarëve të lartë të gjyqësorit, prokurorisë apo drejtuesve të pushtetit vendor janë ekspozuar makina luksoze, para në valutë të huaj pafund, të cilat kanë përfunduar më pas nëpër mediat online dhe print.

Dhe kjo ka shkaktuar me të vërtetë një bujë të madhe, pasi po të kryqëzoheshin të ardhurat që marrin prindërit e tyre me shpenzimet marramendëse të këtyre fëmijëve të llastuar dhe objektet e lulsit me të cilat “luajnë”, nuk kanë asnjë përputhje.

Por që të shohësh një makinë të Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka të mbushur tërë kroskotin e saj me euro prerje 50-tëshe, që po ti mbledhësh i afrohen një shume të konsiderueshme e mjaftueshme pë një banesë në qendër të Tiranës, ende nuk e kemi ndeshur ndokund ndonjëherë.

Një makinë e Kuvendit, e cila po lëvizte rrugëve të kryeqytetit, është e Kuvendit të Shqipërisë pasi kishte tek xhami i përparmë dokumentin për vendqëndrimin në ambientet e kryesisë së Kuvendit dhe për të mos pasur probleme me parkimin, është filmuar bashkë me paratë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
“Pamfleti” e ka siguruar videon, ku personi që ngiste makinën duket se nuk ka qënë në dijeni se po filmohej kroskoti i “përmbytur” me euro, dhe për më tepër nuk ka besuar se do të përfundojë në dorë të medias.

Por nuk është ky shqetësimi, pasi video e tregon qartë tërë faktin që në makinën e Kuvendit, mund të jetë e ndonjë deputeti apo zyrtari të Kuvendit, kishte mijëra euro.

Fakti është se në Parlamentin e Shqipërisë lëvizin ashiqare miliona euro, në formë ryshfeti, në trajtën e trafikut të drogës, të qenieve njerëzore apo dhe të sekserllëkut tek ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Organet ligjzbatuese e kanë shumë të lehtë ta identifikojnë makinën, madje dhe atë që e ngiste me luksoze në dorë, të marrin numrin e kartës së parkimit në ambientet e Kuvndit dhe ta dërgojnë para drejtësisë për të treguar se ku i ka marrë gjithë këto para.

Por dhe për të treguar para drejtësisë se cili është deputeti që qarkullon miliona euro cash në makinë nëpër rrugët e Tiranës, me siglën e Kuvendit dhe nën hundët e organeve ligjzbatuese shqiptare. Aq më tepër në këtë situatë verifikimi të pasurisë për zyrtarët shqiptarë.

Njëherësh tronditës është fakti se në Shqipëri dhe deputetët që nuk kanë asnjë post ministror, qarkullojnë miliona euro jo përmes bankave, ato nuk i dimë, por dhe cash nëpër kroskotët e makinave të tyre luksoze dhe të “mbrojtura” me “karatabiankë” shtetërore që të mos ndalohen.

I qarkullojnë në mes të ditës, nën tingujt e muzikës dhe madje dhe kanë luksin, guximin dhe lirshmërinë që të mos shqetësohen teksa i filmojnë.

Ka ardhur koha për Vetting dhe në radhët e politikës. Pasi, kur në makinën e një deputeti qarkullojnë mijëra euro me një “dorë” në mes të ditës, imagjinoni sa qarkullojnë jashtë syve të publikut, përmes bankave apo parajsave fiskale.

Dhe për më tepër imagjinohet fare lehtë sa para qarkullojnë ministrat, drejtuesit e institucioneve, prokurorët, gjyqtarët, kryeministri, njerëzit e kryeministrit dhe ministrave dhe stafet e tyre.

Ka ardhur koha për ta “pluguar” thellë politikën dhe administratën shqiptare, për t’i futur të gjithë në vetting dhe për ti dërguar para drejtësisë. Ta fillojnë me “pronarin” e kësaj makinës me siglën e Kuvendit, videon e së cilës po e publikojmë./Pamfleti

Politike hetim “pronarit” të makinës qarkullonte nëpër Tiranë. Vetting urgjent për politikën Skandal/ Filmohen në makinën e deputetit mijëra euro cash Video