Sport18 Qershor 2018, 15:51

Video: Suedia kalon “pengesën” e Koresë së Jugut, nuk ka surpriza!

Shkruar nga Pamfleti
Video: Suedia kalon “pengesën” e Koresë së Jugut, nuk

Skuadra e Suedisë arriti të fitojë me rezultatin 1-0 në ndeshjen kundër Koresë së Jugut. Ekipi nordik nuk fitoi me lehtësi, pasi u desh një gol i kapitenit Granqvist në minutën e 65-të.

Ky i fundit shënoi me një penallti të akorduar nga VAR, pasi për gjyqtarin ishte gjithçka e rregullt. Takimi nuk ishte i një niveli të lartë, por për suedezët me interes ishte të merrnin 3 pikët e kësaj ndeshjeje.

Ekipi i trajnerit Andersson arriti të kalojë këtë pengesë të rëndësishme, ndërsa tani duhet të përballet me Gjermaninë dhe Meksikën. Të dy ekipe mjaft të forta.

Suedi-Koreja e Jugut 0-0
Shënues: Granqvist 65’
Suedi (4-4-2): Olsen; Lustig, Granqvist, Jansson, Augustinsson; Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg; Toivonen, Berg. Tr. : Jan Andersson
Korea e Jugut (4-4-2): Hyeon-uh Jo; Yong Lee, Young-gëon Kim, Hyun-soo Jang, Ju-ho Park; Ja-cheol Koo, Sung-yong Ki, Jae-song Lee, Heung-min Son; Shin-uk Kim, Hee-chan Hëang. Tr. Tae-Yong Shin

 

 

Sport Botëror Kore e Jugut Suedi