
Shpesh herë kemi dëgjuar për raste të helmimeve me shalqi, pavarësisht se ky frutë është në mesin e më të dëshiruarve. Por shumë prodhues kërkojnë gjithnjë e më shumë para, në këtë mënyrë shtojnë nitratet për rritje të përshpejtuar të frutave.
Pra, frutat rriten më shpejtë dhe për këtë arsye shumë nga ne nuk i dimë pasojat e tyre, pasi nitratet duke u futur në trupin e njeriut, kthehen në substanca helmuese.
Helmimi me shalqi është i mundur dhe ka disa simptoma:
-Marramendje
-Të përziera
-Spazma në stomak
-Apati në punën aktive
Ndërkohë është Blerim Gjeladini i cili ka zgjedhur që të masë se sa qëndron nitrati në një shalqi dhe sipas tij është afro 500^ më shumë se sa është e lejuar normalisht.
Postimi i plotë:
Mbetjet e Nitratit ne shalqi ekstrem. Nuk lejohet ushqim me kaq shume Nitrat, gati 500% me shumë se sa është e lejuar kjo është alarmante.