Bota 3 Dhjetor 2018, 12:22

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, zjarrfikësit injorojnë qeveritarët francezë

Shkruar nga Pamfleti
Videoja që po bën xhiron e rrjetit, zjarrfikësit injorojnë

Videoja që po bën xhiron e rrjetit, zjarrfikësit injorojnë qeveritarët francezë

Protestat në Francë, të cilat po zhvillohen kundër ligjit që i ka hapur rrugë rritjes së çmimit të karburanteve, po vijojnë tashmë prej ditësh. Krahas dhunës së ushtruar, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e mediave ka qenë mënyra sesi disa zjarrfikës kanë reaguar përkundrejt qeveritarëve të vendit. Ata i kanë kthyer shpinën zyrtarëve të vendosur përballë tyre,  si mënyrë shprehëse e pakënaqësisë përkundrejt vendimit të marrë për shkurtime në vendin e tyre të punës.

Protestat në Francë përkundrejt ligjit që i ka hapur rrugë rritjes së çmimit të karburanteve, po vijojnë tashmë prej ditësh. Protestuesit duken më të vendosur se kurrë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen së fundmi ka qenë pikërisht reagimi i zjarrfikësve.

Reagimi i tyre është bërë publik përmes një videoje, e cila po merr një shpërndarje të jashtëzakonshme nëpër rrjetet sociale. Ditën e shtunë, gjatë kremtimit të “Holy Beard” (Shenjti mbrojtës i zjarrfikësve), ata u kanë kthyer shpinën disa qeveritarëve, për t’iu shprehur pakënaqësinë kundër vendimit të marrë për shkurtime në vendin e tyre të punës. Teksa ata reaguan në këtë mënyrë në nisje të ceremonisë, zyrtarët që ishin vendosur përballë tyre kanë mbetur të shtangur.

Midis zyrtarëve të zgjedhur shihej i pranishëm kryetari i Bashkisë Cholet, Gilles Bourdouleix si dhe përfaqësues të tjerë të zonës.

 

Bota protestat ë Paris qeveritarët francezë zjarrfikësit