Bota23 Korrik 2022, 11:57

Videoja që “poshtëron” Kremlinin/ Ushtarët e Putinit refuzojnë të luftojnë në Ukrainë: Nuk e dinim se ku po shkonim

Shkruar nga Pamfleti
Videoja që “poshtëron” Kremlinin/ Ushtarët e Putinit

Një moment befasues është filmuar nga kamerat, ku tregohen trupat ushtarakë rusë të cilët nisën një kryengritje kundër fushatës ushtarake të Vladimir Putinit në Ukrainë.

Trupat ruse filmuan momentin kur nisën një rebelim të habitshëm kundër komandantëve të tyre pasi ata refuzuan të luftonin në Ukrainë.

Videoja e xhiruar nga një ushtar rus kap kryengritjen ushtarake në Ukrainë ndërsa burra nga një njësi inxhinierësh ushtarakë sfidojnë komandantin e tyre dhe refuzojnë të luftojnë Kryengritje, e cila u zhvillua më 12 korrik.

Publikimi i kësaj video, vjen pasi një kompani e pavarur mediatike Verstka deklaroi se ka të paktën 1793 ushtarë që kanë rebeluar në luftë.

Në videon e siguruar nga Current Time, një nga kryengritësit rusë i thotë komandantit të tij: “Pse duhet të vazhdojmë të lëvizim? Askush nuk po shkon askund”.

Komandanti i tërbuar përgjigjet: “Hip në makinë dhe lëviz!”

Kur ushtari përsërit “askush nuk shkon askund”, komandanti kërcënon trupat me pranga.

Ushtari shton: “Me çfarë arsyetimi? Çfarë justifikimi? Nuk e dinim se ku po shkonim.”

Dikush dëgjohet më pas duke thënë “ti po shkel ligjet e tua” para se të përfundojë video.

Nënat e dy prej ushtarëve të një njësi, thanë se 20 ushtarë janë ndaluar dhe tani po mbahen në një bodrum përpara një gjykate ushtarake. Ata mendohet se mbahen rob në rajonin e Luhansk për përpjekje për të dhënë dorëheqjen nga ushtria.

Svetlana Yelcheva, nëna e ushtarit të ndaluar Nikita Lazarev, tha se njësia kishte luftuar në luftë për tre muaj e gjysmë.

Ushtarët mendohet se kanë braktisur postet e tyre në rajonin Kherson dhe i kanë thënë zyrës së një komandanti se ata kërkuan kthimin në Rusi.

Nikita Lavarez i tha nënës së tij: “Nuk duroj dot më, po na poshtërojnë, po na trajtojnë si, nuk e di.

“Ne luftuam për tre muaj e gjysmë dhe më pas na trajtuan kështu, është e tmerrshme”. /express.co.uk

Bota #refuzojne te luftojne #trupat ushtarake rus Rusi Ukrainë.