
Pamjet tronditëse janë publikuar në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm pas sulmeve me raketa në Kiev.
Një raketë ruse që ka goditur Kievin në orët e mëngjesit, ka rënë pranë një vajze e cila po regjistronte një video-live.
Ajo është tronditur, ndërsa përpiqej të shpëtonte nga tymi dhe flakët e shpërthimit.
“O Zot, pashë një raketë që fluturonte sipër meje,” dëgjohet të thotë ajo, përpara se shpërthimi të ndodhë shumë afër vendit ku ishte.
A girl was recording a video message in #Kyiv and was hit by an explosive wave. pic.twitter.com/LJIX5iDmWK
— NEXTA (@nexta_tv) October 10, 2022
Sipas burimeve të shtypit vendas, në Kiev janë 8 të vdekur dhe 24 të plagosur nga sulmi rus i ditës së sotme.
“Ata po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na fshijnë nga faqja e dheut”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
Shpërthimet tronditën pesë qytete në të gjithë Ukrainën mëngjesin të së martës, dhe kjo vjen si një shenjë hakmarrje nga Rusia pas një shpërthimi që dëmtoi urën e Krimesë.