Bota 4 Shkurt 2023, 15:38

Videoja virale në rrjetet sociale, Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez

Shkruar nga Pamfleti

Një shpërthim në qiellin e Montana, në rajonin ku ishte pikasur më parë balloni fluturues “spiun” i Kinës, është regjistruar në kamera në SHBA.

Rezidentja Dolly Moore, e cila regjistroi videon e ngjarjes, tha se kishte parë më herët “një avion ushtarak që kalonte me shpejtësi, dhe më pas shpërthimin në qiell”.

Zhvillimi vjen një ditë pasi departamenti amerikani shtetit e quante ballonin që fluturonte në lartësi mbi 20 000 metra, “një shkelje e qartë e sovranitetit të SHBA” por çuditërisht shtonin se nuk do ta qëllonin atë për ta rrëzuar, pasi po “fluturonte mbi një numër impjantesh dellikate të mbrojtjes”.

Zyrtarët thanë se balloni është aq i madh sa shkatërrimi i tij mund të shkaktojë një shi mbetjesh në rënie duke rrezikuar sigurinë e njerëzve apo infrastrukturës në vend.

Avionë gjuajtës F-22  u mobilizuan për gjurmimin e tij teksa fluturonte mbi Montana, i cili është pranë kufirit me Kanadanë, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Ministria e jashtme e Kinës tha dje se “balloni kishte devijuar nga itinerari tij i programuar, prej erërave” dhe shprehte keqardhje për shkeljen e hapësirës ajrore të SHBA, teksa pretendonte se kishte si qëllim kërkime shkencore meteorologjie, për çka hidheshin dyshime nga Pentagoni.

Pekini nxiste qetësi në lidhje me çështjen, ndërsa në SHBA, disa fraksione të opozitës nxisnin për rrëzimin e tij me zjarr.

Prej çështjes së ballonit ‘spiun’ sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka shtyrë vizitën e tij të planifikuar prej kohësh në Kinë.

? A 'Chinese spy balloon' is flying over US airspace, according to reports

?? China say they are investigating and have urged officials in Washington to stay calmpic.twitter.com/0KVjuULhjB

— Cafeyn (@cafeyn_uk) February 3, 2023

Bota #Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez