Aktualitet 3 Shtator 2018, 10:14

Vidhen arkat e Katedrales në Korçë, autorët dëmtojnë ambientet. Shuma që grabitën

Shkruar nga Pamfleti
Vidhen arkat e Katedrales në Korçë, autorët

Vidhen arkat e Katedrales në Korçë, autorët dëmtojnë ambientet. Shuma që grabitën

Katedralja e Korçës është grabitur gjatë natës nga persona të paidentifikuar. Autorët kanë dëmtuar edhe sende të tjera të katedrales si dhe kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekë të vjetra. Personat që kanë kryer këtë akt, dyshohet se janë fshehur brenda ambienteve të Katedrales gjatë shërbesës të së dielës dhe kanë shfrytëzuar natën për ta grabitur.

Papa Ilia, në një prononcim për mediat ka thënë se kjo katedrale po vidhet për herë të tretë dhe se vala e grabitjeve po vazhdon.

Në një prononcim për mediat, prifti i Katedrales, Papa Ilia shprehet se kjo katedrale po vidhet për herë të tretë dhe akoma vazhdon vala e grabitjeve

Është e treta herë që vidhet Katedralja. Metropolia është tepër e shqetësuar. Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet edhe sot. Janë vjedhur arkat, dhe ajo e të varfërve me vlerë rreth 200 mijë lekë të vjetra.

 

Ky nuk është rasti i parë kur Katedralja e qytetit juglindor bie pre e grabitjeve apo edhe e zjarrvënies.

 

 

Aktualitet arkat e Katedrales në Korçë Papa Ilia