Kronike16 Shtator 2022, 15:35

Vidhnin makina luksoze nga vendet e BE-së dhe i shisnin në Shqipëri, goditet banda e mashtruesve në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Vidhnin makina luksoze nga vendet e BE-së dhe i shisnin në

Policia e Tiranës ka goditur një grup shqiptarësh që vidhnin makina nga vendet e BE-së dhe më pas i tregtonin në Shqipëri.

Personat e arrestuar dyshohej se bënin ndërhyrje në mjetet e trafikuara, ku modifikonin numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas i shisnin ato tek persona të ndryshëm.

Për pasojë është arrestuar një 52-vjeçar, K.B si edhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për personat me iniciale K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç. Ndërkohë janë shpallur në kërkim personat me iniciale, R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.

Policia është duke kryer të tjera hetime në rast trafikimi të automjeteve të vjedhura nga këta persona. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kronike goditet grupi kriminal