Aktualitet 2 Maj 2019, 14:30

Vigjilje e muajit të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nis fushatën e bamirësisë

Shkruar nga Pamfleti
Vigjilje e muajit të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Vigjilje e muajit të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nis fushatën e bamirësisë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nisi fushatën e bamirësisë në ndihmë të 7300 familjeve në nevojë. Në vigjilje të Muajit të Bekuar të Ramazanit, komuniteti në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” shpërndanë pakot për familjet në vështirësi ekonomike duke shtuar se ky projekt me vlerë mbi 500 000 euro do të shtrihet në gjithë qytetet e Shqipërisë, ku çdo myftini do të bëjë shpërndarjen në qytetet respektive.

Në vigjilje të Muajit të Bekuar të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, ndërmarrin fushatën e bamirësisë në ndihmë të 7300 familjeve me vështirësi ekonomike në mbarë vendin tonë.

Fushata nisi në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu dhe ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Abdelmomen Mohammed Sharaf dhe disa përfaqësues të shoqatës shpërndanë një pjesë të pakove për disa nga familjet në nevojë të kryeqytetit.

Në fjalën e tij kryetari i KMSH-së falenderoi Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” për bashkëpunimin me KMSH-në në shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Bujar Spahiu: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka pasur në qendër të vëmendjes gjithmonë njerëzit në nevojë, njerëzit invalidë, njerëzit jetimë. Janë shtresa që gjenden kudo dhe sipas mundësive tona jemi munduar që ti shërojmë këto plagë të tyre.

Ndërsa ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë falënderoi KMSH-në për bashkëpunimin dhe tha se është i nderuar që merr pjesë në shpërndarjen e ndihmave që ofrohen nga qendra e Mbretit Selman.

Fushata konsiston në shpërndarjen e pakove me ndihma të ndryshme ushqimore. Fillimisht pakot me nga 80 kg ushqime secila (600 ton), do t’ju dorëzohen përfaqësuesve të KMSH-së në çdo qytet të vendit, më pas këta të fundit do t’jua shpërndajnë familjeve në nevojë.

Ky projekt me vlerë mbi 500 000 euro do të shtrihet në gjithë qytetet e Shqipërisë, ku çdo myftini do të bëjë shpërndarjen në qytetet respektive.

Shpërndarja e të gjitha pakove do të realizohet brenda datës 10 maj.

Aktualitet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nis fushatën e bamirësisë Vigjilje e muajit të Ramazanit