Bota22 Dhjetor 2022, 17:25

Vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë, një i vrarë dhe dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Forcat ruse kanë vijuar me bombardime edhe ditën e sotme në qytetin ukrainas të Chasiv Yar, tha kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetsk.

Në një postim në Telegram, Pavlo Kyrylenko tha se zona, e cila është në rajonin Bakhmut të Donetsk në lindje të vendit, u sulmua nga “sulme të njëpasnjëshme ndaj civilëve”.

“Në Chasiv Yar, një person u vra, dy u plagosën, shtëpitë u dëmtuan – në total, rreth 15 predha fluturuan nëpër qytet”, tha ai.

Ai shtoi se në zonën e afërt të Kramatorsk, rusët goditën një shkollë, por nuk pati viktima.

Kujtojmë se vizita e Volodymyr Zelenskyt në Uashington tregoi se as Shtetet e Bashkuara dhe as presidenti ukrainas nuk janë gati për paqe. Këtë u shpreh ambasadori rus në SHBA Anatoly Antonov, pas fjalimit historik në Kapitol të SHBA-së të presidentit ukrainas.

“Deklarata e administratës Biden se nuk ka asnjë synim për të filluar një konfrontim me Rusinë, janë vetëm fjalë boshe”, tha ambasadori Anatoly Antonov në një deklaratë të shpërndarë nga Ambasada Ruse që dënoi atë që ai e përshkroi si “udhëtim të stilit të Hollivudit”, të Zelensky-t, raportoi CNN.

“Ajo që në thelb u njoftua me duartrokitje dhe buzëqeshje sarkastike, ishte nevoja për të vazhduar luftën kundër vendit tonë, deri në një fitore të plotë ndaj nesh”, tha Antonov.

Bota bombardime Lufte Rusi Ukrainë.