Bota 6 Janar 2023, 17:44

= · Bota =

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shpallur ditën e djeshme armëpushim me Ukrainën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Ukraina ka refuzuar armëpushimin duke e mos i besuar Moskës. Ndërsa Moska e ka akuzuar për shkelje të armëpushimit këtë të fundit.

“Përkundër faktit se sot, 6 janar, nga ora 12:00 me orën e Moskës, trupat ruse po respektonin regjimin e armëpushimit, Kievi  vazhdoi të bombardonte vendbanimet dhe pozicionet e trupave ruse”, thuhet në një njoftim nga  Ministria e Mbrojtjes ruse.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kryen katër sulme me mortaja mbi pozicionet ruse. Në zonën e vendbanimit Belogorovka, Republika Popullore e Lugansk, tre sulme artilerie, sipas Ministrisë ruse.

Ukraina beson se armëpushimi i përkohshëm, po përdoret si një mundësi që forcat ruse të pushojnë dhe të rigrupohen.

Ndërkohë një tjetër pyetje që shtrohet është: A e ka shkelur Rusia armëpushimin?

Jo plotësisht, megjithëse ka pasur sulme.

Vladimir Putin thirri një armëpushim, por Rusia ka sulmuar dy zona në Kherson dhe Kramatorsk pak para hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Si rrjedhojë mbetën 4 të vdekur dhe disa të plagosur. Shumë ndërtesa u dëmtuan në Kramatorsk.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën rreth dy orë pas fillimit të armëpushimit, por ende nuk janë raportuar sulme apo shpërthime të mëtejshme.

Bota bombardime Rusi Ukrainë.